Rekomandime pėr prindėrit
Urime tė pėrzemėrta pėr lindjen e fėmijės suaj!
Me siguri tani ju dini mirė se ēfarė i nevojitet bebushit tuaj: Ushqim, mbėshtjellje, larje, veshje, fjetje dhe shumė kohė pėr tė kaluar sė bashku. Por aventura mė e madhe ėshtė qė fėmija juaj shumė shpejt do tė fillojė tė zbulojė botėn. Dhe pėr kėtė ju mund ta pėrkrahni atė.
Pėr njė zhvillim tė mirė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr tė folur:
pėr t'u marrė vesh me tė tjerėt,
pėr t'u orientuar nė botė,
pėr tė bėrė pyetje,
pėr tė mėsuar lexim, shkrim dhe llogaritje.
Por fėmija nuk mėson vetiu pėr tė folur. Pėr kėtė qėllim i duhet kontakti plot dashuri dhe biseda me njė person tė njohur: pra me ju. Prandaj kėndoni dhe flisni shumė me fėmijėn tuaj.
Nė kėtė drejtim ndihmojnė libra, nė fillim libra me ilustrime:
kėta libra mund t'i shihni sė bashku,
nė njė mėnyrė tė lehtė ata japin njohuri,
nxitin fantazinė,
e sjellin botėn nė shtėpinė tuaj,
pėrkrahin pėrqėndrimin,
pėrgatisin herėt tė mėsuarit,
japin ndihmesė pėr hyrjen nė kopsht dhe nė shkollė,
ata ndihmojnė fėmijėn tuaj qė tė merret nganjėherė edhe me vetėn e vet.
Gjeni kohė pėr leximin dhe shikimin e librave, qoftė gjatė udhėtimit, qoftė kur rrini pranė e pranė nė shtėpi. Kėtė e bėni pėr fėmijėn tuaj dhe pėr vete.
Mund t'i lexosh fėmijės kudo:
nė krevat, nė divan, nė karrocėn e fėmijės, nė njė stol nė park ose shtrirė nė livadh.
Librat ndihmojnė mirė kundėr monotonisė:
gjatė pritjes tek mjeku, nė njė udhėtim tė gjatė ose duke pritur nė rradhė para arkės sė dyqanit.
Librat ndihmojnė pėr t'u qetėsuar:
si tregim para gjumit, nė rast tė problemeve me tė fjeturėn dhe kur fėmija juaj ėshtė e sėmurė.
Ndihmėn kompetente e gjeni nė bibliotekėn tuaj:
Libra me ilustrime pėr secilėn moshė,
libra pėr lexim,
libra tė fushave tė ndryshme pėr fėmijė pėr tema si: kafshėt, futbolli, teknika, historia, njohuritė parashkollore (ngjyrat, shifrat, gėrmat),
CD ose kaseta me kėngė dhe tregime,
revista,
libra kėshilluese pėr fusha tė ndryshme,
p.sh. mbi edukimin, shėndetin, wellness, lojrat me duar, lojrat pėr fėmijė, punėra artizanale, gatimin.
Dhe patjetėr gjeni atje sasira tė mėdha tė materialeve pėr tė lexuar dhe tė mediave moderne pėr ju.